Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    OSH

    Ikal.
    1. edhe jokal. bised. E pushoj diçka, e ndërpres; bëj që të pushojë dikush; pushoj, nuk ndihem më, hesht; vet. veta III ndalet. E oshi fjalën. E oshi vajin (të qarët). E oshi zhurmën. E oshi punën. E oshi fëmijën. Oshi fëmija. Oshi pushka. Oshi shiu.
    2. Përkëdhel, ledhatoj; marr me të mirë dikë. E ka oshur djalin. Mos e osh shumë!
    IIm. bised.
    1. Kënaqësia që na sjell diçka. Më vjen osh më pëlqen diçka, ndiej kënaqësi. I vjen në osh dikujt e kënaq dikë, ia ka gjetur zemrën.

      Shprehje

      • S'të bën për osh nuk të përfill. Nuk e pyet as për osh, as për balosh nuk e përfill fare dikë, e bën si të paqenë.
    IIIndajf.
    1. Zvarrë, rrëshqanthi. Osh e zvarrë. E hoqi (e tërhoqi) osh. E mori (e nxori) osh.