Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    OV

    m. sh.
    1. Lëvizje e shpejtë dhe e menjëhershme e dikujt a e diçkaje; vrulli e forca e dikujt a e diçkaje që lëviz me të shpejtë. Me hov të madh. Hovi i ujit (i erës). Mori hov. E rriti (e shtoi) hovin. E ndali hovin. U hodh me hov. Bëj hov sulem, sulmoj.
    2. fig. Zhvillim shumë i shpejtë i dikujt a i diçkaje, rritje e vrullshme; përparim me të gjitha forcat, lulëzim i madh; vrull. Hov i madh (i pandalshëm, i fuqishëm). Hov revolucionar. Hov i brendshëm. Hov rinor (djaloshar). Hov krijues. Hovi i ekonomisë (i industrisë, i teknikës, i shkencës). Hovi i mendimit krijues. Ka marrë hov pema (gruri, misri). Ka marrë hov nga shtati. I jap hov diçkaje. Ia preu hovin.
    3. bised. Herë, hop. Në atë hov atëherë. Me një hov menjëherë. Rrimë një hov. Me dy (tre) hove. Ha shumë në një hov.