PAGESË
f. sh.
- Shumë të hollash që paguajmë kur blejmë diçka, që duhet ta japim kur shfrytëzojmë a përdorim diçka etj.; ek. shuma e të hollave që duhet t'u shlyejë një ndërmarrje ekonomike ndërmarrjeve të tjera, me të cilat ka marrëdhënie. Pagesat e prapambetura. Bilanci i pagesave. Pagesa e qirasë (e dritave, e ujit). Me pagesë në dorë. Udhëtim me (pa) pagesë.
- Pagë; shpërblimi në të holla që i jepet dikujt për punën a për një shërbim. Me pagesë ditore. Punëtor me pagesë.
- Pagim. Ditë pagese. Mandat pagese. Bëri pagesën.