PAH I
m.
- Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes; maja e miellit. Pah mielli.
- Hedhet e të lashtave. Pahu i misrit (i grurit, i orizit).
- Hedhet e imëta të lëndës së drurit kur e sharrojmë. Pahu i drurit. Pahu i sharrës.
- Endi i luleve, pjalm. Pahu i luleve (i pemëve).
- Flokët e imët të dëborës; shtresë e imët dëbore. Pah dëbore.
- Zbokth; zhuli që zë koka e fëmijëve. Pahu i kokës.