Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAHI

    If. sh. bised.
    1. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë; parmak prej hunjsh a prej dërrasash. Pahi e lartë (e ulët). Pahia e oborrit. Hunjtë e pahisë. E rrethoi me pahi. Kapërceu pahinë.
    2. Trinë me purteka a me dërrasa të holla që vihet si derë; lesa e gardhit a e vathës. Pahi e ngushtë (e gjerë). Pahia e oborrit (e vathës, e kopshtit).
    3. Lesë. Shtypin plisat me pahi.
    4. Gjethe duhani të vëna palë para se të bëhen varg. Pahi duhani.
    IIm. sh. hist.
    1. Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Timari i spahiut. Ushtria e spahinjve. Fshatarët vuanin nga bejlerët, pashallarët e spahinjtë. I pinte të gjallë spahiu.