Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PALARË

    mb.
    1. Që nuk është larë me ujë e sapun a me ndonjë lëndë tjetër; i ndotur, i fëlliqur. Me duar të palara. Me fytyrë të palarë. Rroba (çorape) të palara. Shami e palarë. Lesh i palarë. Enë (pjata) të palara.
    2. Që nuk është larë me lëndë kimike (për filmat). Film i palarë.
    3. fig. Që nuk i është kthyer të zotit ose atij të cilit i takon; i pashlyer. Borxh i palarë. Detyrim i palarë. Gabim (faj) i palarë.

      Shprehje

      • Si plëndës i palarë mospërf. e llackosur dhe e shëmtuar (zakonisht për një grua që është lyer e stolisur keq).