Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PALË

    If.
    1. Dy sende të një lloji a të një madhësie, që përdoren bashkë; veshje, vegël etj. që ka dy pjesë të njëjta: një palë këpucë (çorape); një palë pantallona (syze); / një numër sendesh të njëjta që merren si tërësi: një palë letra (domino); një palë ndërresa.
    2. Grup njerëzish që zakonisht i bashkon diçka ose që i kundërvihet një grupi tjetër; anë: pala kundërshtare; me pëlqimin e të dyja palëve; një palë erdhën, një palë shkuan.

      Shprehje

      • (E mbylli) me shtatë palë çelësa (shtatë palë kyçe) e mbylli që të mos hapet dot; e fshehu që të mos e gjejë askush; (qante) me shtatë palë lot qante me dhembje të madhe; për shtatë palë qejfe shumë i bukur, shumë i mirë, i shkëlqyeshëm; / si s'ka më mirë; (e zunë) shtatë palë ethe e zunë ethe shumë të forta; / u tmerrua.
    IIf. sh.
    1. Pjesë e përthyer e një rrobe, e një letre etj.; rrudhë: palat e fustanit; palat e trurit (anat.); palat e tokës (gjeol.).
    2. Shtresa e lëkurës a e dhjamit që varet në gushë, në bark etj.
    3. Send i hollë a i shtypur si petë; sende të tilla të vëna njëri mbi tjetrin: palë rrobash; palë fiku; palë duhani disa gjethe duhani të vëna njëra mbi tjetrën për t'i grirë.
    4. Si ndajf. palas: e bëj palë (fustanin, këmishën) e palos; i vuri palë rrobat.

      Shprehje

      • E bëri palë (dikë a diçka) e shtypi, e bëri petë.
    IIIpj. bised.
    1. Mbase, ndoshta; kushedi; vallë: pale e ka marrë; pale se ç'bën tani.
    2. Përdoret për të theksuar pakënaqësinë, qesëndinë ose përçmimin për dikë a për diçka, për ta zbutur një kërkesë etj.; pa: dhe kush flet, pale!; donte të shiste dhe mend, pale!; pale ta shoh!