Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PALËKUNDSHËM

    mb.
    1. Që nuk mund të lëkundet, shumë i qëndrueshëm. Themel i palëkundshëm.
    2. fig. Që u përmbahet me vendosmëri mendimeve e qëndrimeve të veta, që nuk e ndryshon në asnjë rast sjelljen e qëndrimin e tij, i vendosur, i patundur; i fortë, i qëndrueshëm. Njeri i palëkundshëm. Me vullnet të palëkundshëm. Miqësi e palëkundshme. Bindje e palëkundshme. Mendim i palëkundshëm.