Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PALLAT

    m. sh.
    1. Ndërtesë e madhe me shumë kate, që shërben për banim, për zyra, për veprimtari kulturore, sportive etj. Pallat madhështor. Pallati i KQ (i Kryeministrisë). Pallatet e ministrive. Pallati i kulturës. Pallati i pionierëve. Pallati i sportit. Bllok pallatesh. Hyrjet e pallatit. Shkallët e pallatit. Banojnë në një pallat.
    2. Shtëpi madhështore së bashku me shtojcat e saj, ku banon perandori, mbreti a një funksionar i lartë shtetëror (në vendet me sistem shfrytëzues). Pallati mbretëror. Njerëzit e pallatit.
    3. përmb. Perandori a mbreti me rrethin e tij të ngushtë, oborri perandorak a mbretëror. Jeta e shthurur (orgjitë) e pallatit. Merrnin miratimin e pallatit. Ishin njerëzit e pallatit.