PALLOJ
kal.
- Rrah rrobat me pallë kur i laj, kopanis. I palloi rrobat në gur.
- thjeshtligj. E rrah fort dikë, e shqep në dru. E palloi mirë të birin.
- fig. thjeshtligj. E mund keqas dikë, e shemb (në një lojë). E palloi në shah.
- fig. thjeshtligj. Ha diçka me shumicë, ha si i babëzitur, e përlaj diçka. I palloi të gjitha qershitë.
- fig. thjeshtligj. E mbush, e ngop, e shemb dikë me diçka. E palloi me gënjeshtra.