Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PALODHUR

    mb.
    1. Që nuk di ç'është lodhja; që punon vazhdimisht me këmbëngulje e pa u lodhur. Punëtore e palodhur. Luftëtar i palodhur. Mbledhës i palodhur i fjalës shqipe. Është treguar i palodhur.
    2. Që bëhet vazhdimisht me këmbëngulje e pa i përfillur vështirësitë. Veprimtari e palodhur. Me punë të palodhur.