PALOS
kal.
- E bëj me dysh a në shumë palë një pëlhurë, një rrobë, një letër etj., e bëj palë; i përthyej anën që të bëhet me palë; kund. shpalos. Palos gazetën (letrën). Palos çarçafët (jorganët, batanijet). Palos ndërresat (rrobat). Palos fletën. Palos më dysh (më trish). E palosi në cep. Ushtarët i palosën çadrat.
- Mbledh e afroj pjesët e një sendi a të një mjeti, që përbëhet nga copa të lëvizshme. Palos karrigen (shkallët).
- spec. E vë palë-palë; e përthyej disa herë që të mblidhet palë në një të tërë. Palos duhanin. Palos librin (revistën). shtypshkr.
- Përkul më dysh, përthyej. Palos trupin. Palos këmbët.
- E thyej dhe e rrëzoj përtokë. Era e palosi grurin.
- bised. E shtyp dikë keq sa e bëj petë; e vras dikë dhe e bëj të bjerë, e lë në vend të vdekur. E palosi makina. E palosi përtokë. I palosi dy armiq. E palosi me një të shtënë.
Shprehje
- Palosi buzët nuk i erdhi mirë, i erdhi thartë, nuk mbeti i kënaqur; u bë gati për të qarë.