Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAMBROJTUR

    mb.
    1. Që nuk i ka kushtet dhe mjetet e nevojshme për t'u mbrojtur nga armiku, që është i papërgatitur për të përballuar një sulm; që nuk ka armë për të kundërshtuar dhunën. Vend i pambrojtur. Qytet i pambrojtur. Sulmuan popullsinë e pambrojtur.
    2. Që është i hapur përballë veprimeve dëmprurëse a të rrezikshme, i zbuluar. Ndërtesë e pambrojtur. Në vende të pambrojtura.
    3. I pambrojtje. Ishin jetimë e të pambrojtur.