Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAMBULUAR

    mb.
    1. Që nuk ka përsipër një mbulesë, një rrobë, një kapak etj.; i zbuluar. Pus i pambuluar. Fëmijët flinin të pambuluar.
    2. Që nuk i është hedhur ende çatia; që nuk ka çati, i zbuluar. Shtëpi (kasolle) e pambuluar.
    3. I pavarrosur, i pakallur. Kufomë e pambuluar.
    4. vjet. Që dilte pa ferexhe a pa perçe, me fytyrë të zbuluar. Grua (vajzë) e pambuluar.
    5. fin. I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara.
    6. sport. Që është lënë i lirë të veprojë a të gjuajë, që nuk ka një lojtar kundërshtar pranë për ta penguar. Lojtar i pambuluar. E la të pambuluar.

      Shprehje

      • I vdekur e i pambuluar (i pakallur, i pafutur) në dhe shih te VDEKUR,~I (i).