PAMËSUAR
mb.
- Që nuk ka marrë arsim të mjaftueshëm; që nuk di ose di pak; i pashkolluar; i paditur. Njeri i pamësuar.
- Që nuk e ka përvetësuar mirë një mjeshtëri; që nuk ka përvojën e duhur në punë ose në jetë, i papërvojë. Punëtor i pamësuar.
- Që nuk është ushtruar ose nuk është stërvitur me diçka, i pastërvitur. Sy i pamësuar. Dorë e pamësuar.