Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAMJAFTUESHËM

    mb.
    1. Që nuk mjafton për të përmbushur nevojat ose kërkesat e duhura, që nuk del a nuk arrin; i mangët, i paktë. Sasi (shumë) e pamjaftueshme. Mjete të pamjaftueshme. Ushqim i pamjaftueshëm. Është e pamjaftueshme që...
    2. Që nuk është në shkallën e duhur, i pakënaqshëm. Njohuri të pamjaftueshme. Punë (përgatitje) e pamjaftueshme. Kujdes i pamjaftueshëm.