Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAMOTIVUESHËM

    mb.
    1. Që nuk ka arsye ose rrethana për ta shpjeguar e mbështetur; i papërligjshëm. Mendim (propozim, qëndrim) i pamotivueshëm. Sjellje e pamotivueshme.
    2. gjuh. Që nuk mund t'i përcaktohet prejardhja kuptimore; që nuk i dihet lidhja me kuptimin e parë. Fjalë (njësi frazeologjike) të pamotivueshme. Kuptim i pamotivueshëm.