Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAARDHËS

    Im. sh.
    1. zakon. sh. Të parët e përbashkët kundrejt brezit a brezave të mëvonshëm, që kanë lidhje gjaku me ta, stërgjyshët; brezat e mëparshëm që kanë jetuar në vendin e të mëvonshmëve; kund. pasardhës. Paraardhësit tanë. Paraardhësit e ilirëve.
    2. Ai që e ka nisur prej kohësh më parë veprimtarinë në një fushë të caktuar dhe që pasohet nga të tjerë, ai që u ka hapur rrugën të tjerëve; kund. pasardhës. Paraardhësit e tyre në fushën e shkencës.
    3. Ai që ka qenë para një tjetri në një punë, në një detyrë, në një zyrë etj.
    IImb.
    1. Që vjen në kohë ose në radhë para një tjetri; që ka qenë para një tjetri, i mëparshëm; kund. pasardhës. Muaji (viti) paraardhës. Qeveria paraardhëse.
    2. bujq. Që mbillet ose është mbjellë para një bime tjetër; kund. pasardhës. Bimë paraardhëse.