Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARADË

    f. sh.
    1. Parakalim i trupave ushtarake dhe i mjeteve luftarake, zakonisht me rastin e një feste. Paradë ushtarake. Paradë ajrore. Uniformë parade. Si në paradë.
    2. Paraqitja me radhë e disa gjërave për t'i parë të pranishmit. Paradë mode (në vendet kapitaliste).
    3. fig. Përshkrimi a shtjellimi me radhë njëra pas tjetrës dhe shkurt i disa ngjarjeve, i disa çështjeve etj. pa bërë vlerësimin kritik të tyre. Raporti nuk ishte i thellë, ishte me tepër një paradë.