PARADHOMË
f. sh.
- Kthinë e vogël në hyrje para një dhome gjumi, para një zyre etj., që shërben për të qëndruar pak kohë, për të lënë teshat etj. Dhomë e paradhomë. Priti në paradhomë.
- anat. Ndarje e vogël në hyrje të disa organeve të trupit si zemra, stomaku etj. Paradhoma e djathtë (e majtë). Paradhomat e gurmazit.