Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAFRAZOJ

    kal.
    1. libr. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar.
    2. let. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin.
    3. let. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj.