Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAKALOJ

    jokal.
    1. Kaloj bashkë me të tjerë në mënyrë të organizuar, para një tribune zakonisht në rresht e me rregull, në raste festash kombëtare, përvjetorësh etj.; marr pjesë në një parakalim. Parakalojnë punëtorët (fshatarët, studentët). Parakalon ushtria. Parakalojnë para tribunës (para udhëheqësve të shtetit). Parakalojmë me hap ushtarak.
    2. kal. Shpejtoj dhe i dal përpara një njeriu, një makine, një karroce etj. që ecën në të njëjtin drejtim. E parakaloi makinën (biçikletën).