PARALELE
f. sh.
- gjeom. Vijë a drejtëz paralele me një tjetër. Heq (vizatoj) një paralele.
- Klasë paralele në një shkollë. Paralelja A. Nxënësit e të dyja paraleleve.
- vet. sh. sport. Vegël gjimnastikore me dy drunj paralel të mbështetur mbi katër këmbë, ku bëhen ushtrime duke përdorur kryesisht forcën e krahëve. Paralele të shkallëzuara. Ushtrime në paralele.
- fig. libr. Ngjarje a dukuri e ngjashme me një tjetër, që mund të shërbejë për krahasim. Paralele historike. I gjeti një paralele.