PARALITIK
mb.
- mjek. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje paralitike e sëmundjes.
- mjek. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik.
- fig. Që ka ngecur në vend, i amullt. Gjendje paralitike. Jetë paralitike.
- si em. ~, ~U m. sh. ~Ë ~ËT mjek. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar pjesërisht a tërësisht. Paralitikët kanë nevojë për shumë shërbime.