PARALIZOHEM
vetv.
- mjek. Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a një pjesë të trupit; vet. veta III e zë paraliza një gjymtyre a një organ, ngrin. Iu paralizua krahu (këmba). I është paralizuar gjysma e trupit.
- vet. veta III fig. Ndërpret veprimtarinë e gjallë e zhvillimin, ngec në vend. U paralizua puna. U paralizua ekonomia. U paralizua jeta e vendit.
- fig. Humbas mundësinë të veproj lirisht, mbërthehem keq. U paralizuan krejt.
- Pës. e PARALIZOJ.