Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARALIZUAR

    mb.
    1. mjek. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve, që është paralizuar. Dorë (këmbë) e paralizuar. Krah i paralizuar. Me trup të paralizuar.
    2. fig. Që ka ndërprerë veprimtarinë e gjallë, zhvillimin a përparimin; që ka ngecur në vend. Ekonomi (industri) e paralizuar.
    3. fig. Që nuk është në gjendje të veprojë lirisht, i mbërthyer, i gozhduar. Mbeti i paralizuar gjithë ditën.