Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAMENDOJ

    kal.
    1. Rrah mirë e mirë në mendje diçka para se të flas; e mendoj me kujdes e me hollësi që më parë një veprim, duke parashikuar pak a shumë edhe përfundimin e pasojat, parashikoj. E paramendoi përfundimin e diçkaje. E kishte paramenduar që ashtu do të ndodhte.
    2. E përgatit mirë me mend e me të gjitha hollësitë diçka të keqe kundër një tjetri. E kishte paramenduar vrasjen.
    3. Përfytyroj. E paramendonte njeri shumë gazmor.