Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAPËLQEJ

    kal.
    1. E quaj dikë a diçka më të mirë, më të përshtatshëm etj. ndërmjet të tjerëve a të tjerave; e pëlqej, e kam qejf më shumë se dikë a diçka tjetër. Parapëlqen njerëzit e thjeshtë. Parapëlqen gjellët pa mish. Parapëlqeu mendimin e dytë.
    2. vet. veta III. Rritet më mirë në disa kushte, u përshtatet më mirë këtyre kushteve për t'u zhvilluar (kryesisht për bimët). Patatja parapëlqen tokat e shkrifëta.