PARAPËRGATITEM
vetv.
- Bëj gati që më parë veglat, mjetet e sendet e tjera të nevojshme për një punë, pajisem me to; bëj me kohë të gjitha përgatitjet në rast se vjen dikush a ndodh diçka, i dal përpara. Parapërgatiten për fushatën e korrjeve. Ishte parapërgatitur për punë (për rrugë). Ishin të parapërgatitur për çdo rast.
- Përgatitem që më parë për ta bërë më mirë e më lehtë diçka. Parapërgatiten për ndeshje (për gara). Parapërgatiten për provimet.
- Pës. e PARAPËRGATIT.