PARAQITËS
Im. sh.
- Ai që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësi i lutjes (i kërkesës). I jepet (i dorëzohet) paraqitësit.
- Ai që paraqit programin në një shfaqje (në estradë, në koncert etj.). Paraqitësi i programit.
IImb.
- Që jep me pak fjalë e në mënyrë përshkruese, pa analizë kritike, përmbajtjen e një vepre, të një programi artistik etj. Artikull paraqitës.