PARARENDËS
Im. sh.
- Ai që me punën e veprimtarinë e tij përgatit rrugën e zhvillimin në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkencore etj.; paraardhësi i një rryme të mendimit a i një lëvizjeje politike, kulturore etj. Pararendësit e Rilindjes sonë Kombëtare. Veprat e pararendësve.
- Ai që vjen para një tjetri, paraardhës; kund. pasardhës. Në gjurmët e pararendësve.
IImb.
- Paraardhës. Letërsia pararendëse. Kulturat bujqësore pararendëse. Periudha pararendëse.
- Që me punën e veprimtarinë e tij ka përgatitur rrugën e zhvillimin në një fushë të jetës shoqërore, shkencore etj., të një rryme të mendimit a të një lëvizjeje politike, kulturore etj. Filozofët pararendës.