Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARAROJË

    f. sh.
    1. usht. Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje dhe që ka për detyrë t'i ruajë këto nga goditjet e befasishme të armikut, të sulmojë armikun që takon dhe t'u sigurojë forcave kryesore kushte të përshtatshme për luftim. Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.
    2. fig. Pjesa më e përparuar (nga botëkuptimi dhe organizimi) e një grupi shoqëror a e një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj. Pararoja e klasës punëtore.
    3. fig. Pjesa e punonjësve që kanë arritjet më të mira në prodhim a në një fushë të veprimtarisë dhe që me shembullin e tyre u prijnë të tjerëve; vendi që zë kjo pjesë, krye, ballë. Punëtorë (njerëz) të pararojës. Është (qëndron) në pararojë.
    4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Punëtor pararojë. Luftëtar pararojë. Repart (kolektiv, ndërmarrje) pararojë. Rol pararojë.