PARASHIKIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PARASHIKOJ, PARASHIKOHET. Parashikimi i shpenzimeve. Parashikimi i dëmeve (i pasojave). Parashikimi i kohës (i motit).
- Mendimi që shfaq dikush për diçka që mund të ndodhë në të ardhmen; ajo që dikush e merr me mend sipas disa të dhënave. Parashikimet shkencore.
- Parashikime me afat të gjatë. Sipas parashikimeve të tij... I kaloi (i kapërceu) parashikimet.
- kryes. sh. Gjërat, sendet a shifrat që janë parashikuar. Parashikimet buxhetore.