Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARATHËNIE

    f. sh.
    1. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare, shkencore etj., i cili jep disa sqarime për qëllimin e përmbajtjen e veprës, për parimet e idetë e saj, për rrethanat e hartimit të saj etj., vlerësime për autorin e për çështjet që trajtohen etj. Parathënie e shkurtër. Parathënie për botimin shqip. Parathënie e autorit (e përkthyesit). Lexoj parathënien.
    2. vjet. Ajo që thotë parathënësi; profeti (sipas besimeve mistike fetare dhe paragjykimeve për fuqitë e mbinatyrshme).