Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARË I

    as.
    1. Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për të parë botën që na rrethon me anë të syrit Organi i të parit. Çrregullime të të parit. Higjiena e të parit. Iu dobësua të parët.
    2. Veprimi sipas kuptimeve të foljes SHOH; shikim,vështrim. Të parët me sy kritik. Fusha e të parit.
    3. Pamja, ana e jashtme e dikujt a e diçkaje; dukja. I bukur në të parë. Nga të parit është e mirë. Mos e shih nga të parët!

      Shprehje

      • Me të parë e me të bërë do të veprohet sipas gjendjes që do të krijohet, sipas rrethanave a kushteve konkrete.