PARI
If. përmb.
- Shtresa më e pasur dhe më e lartë e shfrytëzuesve; përfaqësuesit e kësaj shtrese që sundojnë një vend a një krahinë; krerët e vendit (në vendet me rend shfrytëzues); kund. vegjëli. Paria fisnore. Paria e vendit (e qytetit, e fshatit). Vendoste paria.
IIndajf.
- Aty pari: a) në një vend aty pranë ose përbri; aty afër ose në atë anë; b) afërsisht, aty afër, përafërsisht, rrotull. Këndej pari: nga kjo anë, këtu afër përbri. Andej pari: nga ajo anë, andej afër përbri.