PARTI I
f. sh.
- Organizatë politike e një klase a e një shtrese shoqërore të caktuar, që ka programin e statutin e vet dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, së cilës i përket. Parti politike. Parti borgjeze. Parti demokratike (konservatore, republikane). Parti fashiste. Parti revizioniste. Kongresi i partisë.
- Reparti pararojë dhe i organizuar i klasës punëtore, që e udhëheq atë drejt fitores së revolucionit proletar dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste e komuniste, që ka në themel të të gjithë veprimtarisë së saj idetë e marksizmit. Parti komuniste. Parti marksiste. Parti e tipit të ri.
- vjet. Grup njerëzish që i bashkon përkohësisht një qëllim i caktuar; palë; secili nga grupet që marrin pjesë në një lojë. U ndanë dy partish. Partia e parë mundi të dytën.