Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARVAZ

    m. sh.
    1. Korniza e derës a e dritares. Parvazi i dritares.
    2. Dërrasë e gjatë a pllakë guri, e nxjerrë pak jashtë dritares, mbi të cilën mbështetet korniza; pragu i dritares. Parvaz i gjerë (i ngushtë). Mbështetem në parvaz. Vë lulet në parvaz.
    3. Dërrasë e gjatë e vënë brinjazi në mur, zakonisht në dhomën e miqve, për të vënë në të sende a rroba të ndryshme; sergjen i ngushtë. Vë (var) në parvaz.