Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARVJETSHËM

    mb.
    1. Që ka ngjarë a që ka qenë parvjet; i njëvitshëm. Dimri i parvjetshëm. Bora e parvjetshme. Shirat e parvjetshëm. Të korrat e parvjetshme. Ngjarja (ndodhia) e parvjetshme.
    2. Që ka mbetur që parvjet. Drithë (vaj) i parvjetshëm. Verë (raki) e parvjetshme.