Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAS

    Im. sh. sport.
    1. Pasim: pas i gjatë (i shkurtër).
    IIndajf.
    1. Prapa: mbeti (e la) pas; iu vu (iu qep) pas (dikujt) e ndoqi; e ka orën pas; nuk la njeri pas.
    IIIparafj.
    1. (r. rr.) së bashku me një emër a përemër shënon: 1. frymorin, sendin etj. prapa të cilit ndodhet dikush e diçka; prapa; kund. përpara: pas shtëpisë; pas meje; njëra pas tjetrës; i shkonte pas gjurmëve. 2. kohën, ngjarjen etj. prapa diçkaje tjetër, kohën që vijon a një kohë me ndërprerje; kund. para: pas dreke; pas pushimeve; pas pak kohe; herë pas here. 3. njeriun me të cilin është më i lidhur dikush ose diçka që e do më shumë: i dhënë pas fëmijëve; është i dhënë pas muzikës. 4. sipas: pas mendjes sime... 5. bised. nëpërmjet, me: i çova fjalë pas të vëllait.