PASAPORTË f.sh.
1. Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që shkon me shërbim ose udhëton jashtë shtetit për një kohë të caktuar. Pasaportë diplomatike. Pasaportë shërbimi. Zyra e pasaportave. Nxjerr pasaportën.
2. bised., vjet. Letërnjoftim. Paraqiti pasaportën.
3. Dokument, me të cilin pajiset një makinë, një aparat etj., ku përshkruhen karakteristikat teknike, jepen udhëzime për përdorimin, për mirëmbajtjen etj. Pasaporta e makinës. Të dhënat e pasaportës. Shoqërohet me pasaportë.