Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASDITE

    If. sh.
    1. Koha nga mesdita deri në mbrëmje; pjesa e dytë e ditës. Pasdite e nxehtë. Çdo pasdite. Tërë pasditen.
    2. Veprimtari kulturore e artistike në një qendër pune a në shkollë, që bëhet në gjysmën e dytë të ditës. Pasdite letrare (muzikore, tematike). Pasdite dëfrimi (vallëzimi).
    IIndajf.
    1. Në kohën nga mesdita deri në mbrëmje; në pjesën e dytë të ditës; pasdreke. Erdhi pasdite. Punon pasdite. Është hapur edhe pasdite.