PASHKËPUTUR
mb.
- I pandërprerë, i pakëputur. Rresht i pashkëputur. Varg i pashkëputur.
- Që ka lidhje të ngushta me pjesët e tjera, që përbën një tërësi me pjesët e tjera, jo i veçuar; i lidhur. Janë probleme (çështje) të pashkëputura. Punë të pashkëputura.
- Që nuk është ndarë nga nëna (për të vegjlit e bagëtive); i pakëputur, pirës. Viça (gica, shelegë) të pashkëputur.