PASHPIRT
mb.
- Që ka pushuar së jetuari; që s'është më i gjallë; i pajetë, i vdekur. Trup i pashpirt.
- Që nuk është qenie e gjallë, i pajetë. Sendet e pashpirt.
- fig. Që sillet e vepron me egërsi; i pamëshirshëm, shpirtkazmë, mizor. Shfrytëzues (sundimtar) i pashpirt. Kriminel (vrasës) i pashpirt. Sa i pashpirt paska qenë!
- fig. Që bëhet pa gjallëri, që i mungon vrulli e zjarri i brendshëm, që është si i vdekur, i pajetë. Lojë e pashpirt.