PASHTERSHËM
mb.
- Që nuk i mbarohet uji, që nuk thahet, që nuk shteron. Burim i pashtershëm. Si një lumë i pashtershëm.
- Që përmban diçka në sasi shumë të madhe; që është shumë i madh. Minierë e pashtershme. Pasuri e pashtershme.
- fig. Që nuk pakësohet a nuk bie asnjëherë, që nuk shteron kurrë; i pafund. Burim i pashtershëm energjish (forcash). Frymëzim (besim, vrull) i pashtershëm. Gurra e pashtershme popullore. Me fuqi (me gjallëri) të pashtershme.