PASIV I
mb.
- Që nuk vepron, që nuk merr pjesë në një punë a veprimtari; që rri në pritje e nuk vetëvepron; jo i gjallë, i plogët; që nuk ndikon me forcë në zhvillimin e ngjarjeve; kund. aktiv. Njeri pasiv. Nxënës pasiv. Qëndrim pasiv. Qëndresë pasive. Mbrojtje pasive. Rol pasiv. Tregohej pasiv.
- spec. Që nuk merr pjesë në një proces; që nuk vepron më, që është shuar; kund. aktiv. Vullkan pasiv vullkan i shuar.
- Që nuk zotërohet në mënyrë të thelluar dhe nuk vihet në përdorim gjallërisht e pa vështirësi; kund. aktiv. Fjalori pasiv. E zotëron në mënyrë pasive një gjuhë.