Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASOSUR

    mb.
    1. Që nuk ka mbarim, që s'ka të sosur, i pafund (në hapësirë). Oqean i pasosur. Fushë e pasosur.
    2. Që është shumë i madh në sasi a në numër, që nuk mund të numërohet; i pafund. Turmë e pasosur zogjsh. Numër i pasosur.
    3. Që zgjat shumë kohë a që duket tepër i gjatë; që vazhdon pa ndërprerje; i pafund. Brohoritje të pasosura. Pritje e pasosur. Natë (ditë) e pasosur.
    4. fig. Shumë i madh, i pakufishëm. Entuziazëm i pasosur.