Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASQYRIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas foljeve (shih te PASQYROJ).
    2. Shëmbëllimi që riprodhohet në pasqyrë etj.: pasqyrimi i hënës.
    3. filoz. Veti e përgjithshme e materies, e psikikës a e ndërgjegjes për të pasqyruar botën ose çdo veprim e ngacmim të jashtëm: pasqyrim fizik pasqyrim karakteristik për botën jo të gjallë; pasqyrimi biologjik format e ulëta të pasqyrimit të botës së gjallë; pasqyrimi psikik format e larta të pasqyrimit te kafshët e zhvilluara e te njeriu.