Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASTAJ

    ndajf.
    1. Më vonë, pas pak kohe, më prapa, pas kësaj; në kohën që vjen më pas, në vijim. Ta them pastaj. Pastaj do të vij. E la për pastaj. E ke ti radhën pastaj. Pastaj u ul dhe ndezi një cigare. Pastaj për pionierët u dha një koncert. Heshti pak, pastaj bëri disa pyetje.
    2. Më pas në radhë, më prapa (në hapësirë). Ishin dy shtëpi, pastaj një fushë e vogël. Vinte një kthesë, pastaj rruga zgjerohej.
    3. Më poshtë, më tej (përdoret për të treguar se ai që flet kalon në një mendim tjetër të lidhur me të parin). Pastaj ai foli për sukseset e arritura.
    4. Veç kësaj, përveç të tjerave (vihet në fillim të fjalisë). Pastaj është edhe i vjetër. Pastaj isha edhe i lodhur. Pastaj të ma kishe thënë më parë.
    5. Ndryshe, përndryshe (kur duam të kërcënojmë dikë). Nisu sa më parë, se pastaj do ta pësosh keq.