Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PATJETËR

    ndajf.
    1. Medoemos, në mënyrë të detyrueshme a të padiskutueshme; me çdo kusht. Do të vijë (do të shkojë, do të ndodhë) patjetër. Ta marrë patjetër! Të bëhet patjetër! Duhet patjetër të jesh edhe ti.
    2. si fj. ndërm. Pa asnjë dyshim, me siguri. Ju, patjetër, e keni marrë vesh. Ai ishte, patjetër, unë e pashë mirë.